Gjeli i Himarës i jep 2 MILIARD Lekë Erit oligarkut me jaht dhe gllabëruesit Yzo

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.10.2025, 09:50

2 Miliard Lekë i ka dhuruar Vangjel Tavo i Himarës, oligarkëve Eral Myftaraj dhe Yzedin Bozhaj për rikonstruksionin e rrugës Borsh-Fterrë. Të dy personazhe kontroversë, përfitues të miliarda lekë para publike nga institucionet lokale dhe ato shtetërore në marrëveshje klienteliste.

Er Myftaraj, i njohur si oligarku me jaht, me manovrat e tij zhvatëse për të fituar tenderat publikë ka përfunduar "i bërë për spital" nga një tjetër biznesmen pak kohë më parë, konkurrent në të njëjtin tender i cili iu dha oligarkut në fjalë.

Yzo Bozhaj i njohur si "oligarku që ha" nga të gjitha anët i është bashkuar oligarkut të Elbasanit në këtë duo ekonomike për t'i përlarë disa miliardë Gjelit të Himarës. Oligarku njihet për përfitimin e parave publike në shkelje në miliona raste që kanë kaluar pa u hetuar.

Tenderi është klasifikuar me Flamur të Kuq për Skualifikim të të gjithë operatorëve në garë dhe skualifikim të ofertës më të ulët. 7 ofertues janë skualifikuar për arsye të ndryshme dhe fituesi i tenderit është dhënë me rishpallje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit