Më 1 shkurt 2025, rreth orës 18:40, në rrugën “Ilia Shyti”, lagjja “Kodra e Priftit”, Tiranë, shtetasi Hekuran Asllan Gjoni ka debatuar me djalin e tij, Asim Hekuran Gjoni, për motive të banale. Në konflikt e sipër, Hekuran e ka goditur Asimin me një mjet prerës, duke i shkaktuar plagë në krahun e majtë, të cilat rezultuan fatale. Ngjarja ndodhi pas tensioneve të vazhdueshme brenda familjes, ku Hekuran mbante mëri ndaj nuses së Asimit, Trëndafilës, dhe nuk pranonte ndryshimet në dinamikën familjare.
Shtëpia e familjes Gjoni është trekatëshe dhe kati i parë ishte i ndarë në dy pjesë, në njërën jetonte Hekuran me nënën Mine dhe motrën Brunilda, ndërsa në tjetrën jetonte Asimi me Trëndafilën dhe dy fëmijët e tyre. Kjo ndarje e hapësirës dhe privatësisë për Asimin dhe nusen e tij duket se nxiti më shumë tensionin me Hekuranin, i cili ndihej i ofenduar dhe humbiste kontrollin mbi marrëdhëniet familjare. Dëshmitari Valentin, djali i Hekuranit, ka deklaruar se nuk ka qenë prezent gjatë konflikti, por pa pas ngjarjes Asimin të shtrirë në krevat me plagë dhe gjak në ije.
Marrëdhëniet brenda familjes kishin qenë fillimisht të mira, por shpesh tensionoheshin nga provokimet e Asimit ndaj babait dhe ftohtësia e Hekuranit ndaj Trëndafilës. Asimi bënte shumë shaka dhe kur kthehej nga puna bënte shaka me të tjerët dhe me babain, e shpesh i thoshte “a ke bërë gjë me plakën”, shaka të kësaj natyre, por babai ndonjëherë nxehej”. Pas ngjarjes, nënë Mine dhe motra Brunilda ndërhynë për të ndihmuar, ndërsa ambulanca e mori Asimin dhe e transportoi në spital.