Vrau me thikë të birin 37-vjeçar, prokuroria mbyll hetimet për Hekuran Gjonin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.10.2025, 22:25

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni nga babai i tij, 74-vjeçari Hekuran Gjoni, ngjarje kjo që ndodhi natën e 1 shkurtit të këtij viti në kryeqytet.

Sipas dosjes hetimore, ngjarja ka nisur me një debat verbal mes të dyve, që më pas u shndërrua në dhunë fizike, ku i moshuari goditi fillimisht djalin me shpullë. Pas kësaj, Hekuran Gjoni ka marrë thikën e bukës nga tavolina e darkës dhe ka goditur Asim Gjonin.

I dyshuari ka shprehur pendesë për veprimin e kryer, duke deklaruar se bëhej fjalë për një ngjarje të momentit dhe se ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike.

Mbi të mbetet akuza e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Hetuesit kanë dokumentuar gjurmë gjaku në këmbët e tavolinës, peshqir dhe tapetin e vendit ku ndodhi ngjarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit