Një qytetare zemërmirë ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të raportuar rastin e gjetjes së një të moshuari që dyshohet se vuan nga Alzheimeri.
Ajo tregon se e ka dërguar të moshuarin në Komisariatin Nr.2 në Tiranë, pasi ai ishte i humbur dhe nuk mbante mend shtëpinë.
Qytetarja shprehet se i moshuari e ka identifikuar veten e tij si Servet Gorçe.
JOQ Albania u bën thirrje familjarëve apo të afërmve të paraqiten sa më parë në Komisariatin Nr.2, për ta marrë nën kujdes.
Përditësim: Vetëm pak minuta pas publikimit në JOQ Albania, i moshuari Servet Gorçe, që ishte gjetur nga një qytetare dhe dyshohej se vuante nga Alzheimeri, është ribashkuar me familjen e tij.
Falë ndërgjegjësimit të qytetares që e ndihmoi dhe reagimit të menjëhershëm të publikut, i moshuari u rikthye i sigurt në familje.