Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon momente të rrezikshme nga trafiku në Tiranë.
Një automjet me shpejtësi të lartë është filmuar teksa kalon me semafor të kuq në Bulevardin e Ri, duke rrezikuar përplasjen me disa makina të tjera.
Qytetari që dërgoi videon shprehet i indinjuar:
“Përshëndetje JOQ, vrasës me pagesë apo policë? Ky automjet hyri me shpejtësi të madhe në semafor të kuq dhe për pak nuk bëri aksident.”
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por sjellje të tilla vijojnë të jenë një rrezik serioz për jetën e qytetarëve, ndërsa autoritetet ende nuk kanë reaguar për ngjarjen.