Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë tek “Taulantia”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.10.2025, 19:40

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Durrësit. Rreth orës 17:40, në rrugën “Taulantia”, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy këmbësorë.

Të lënduar kanë mbetur 61-vjeçarja Sh.G. dhe 32-vjeçari E.G., të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Fatmirësisht, sipas burimeve spitalore, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti drejtohej nga E.Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në aksidentin e kësaj pasditeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit