Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga qyteti i Shkodrës, ku shihet një gjarpër duke lëvizur mbi pasqyrën dhe kofanon e një makine në ecje.
Pamjet tregojnë se gjarpri lëviz i qetë ndërsa automjeti ecën, ndërkohë që personi brenda makinës ruan gjakftohtësinë dhe thotë me humor:
“Përshëndetje JOQ sot nga Shkodra, duke i ba gjiro gjarpërinjve me makinë!”
Nuk dihet si ka përfunduar gjarpri në mjet, por videoja ka shkaktuar habi te kushdo që e ka parë, për shkak të situatës së rrallë dhe të frikshme në dukje.