Lëvizja në Pikën Kufitare të Kakavijës do të ndalet për disa orë më 27 tetor, për shkak të një greve të doganierëve grekë. Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi do të nisë në orën 06:00 dhe do të zgjasë deri në 10:00 (me orën shqiptare).
Gjatë kësaj periudhe nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve, ndërsa kalimi i kufirit do të jetë i mundur vetëm për këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare e Kakavijës u bën thirrje udhëtarëve dhe transportuesve të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh oraret e bllokimit, pasi pritjet në kufi mund të shtohen edhe pas përfundimit të grevës.