Parashikimi i motit: Priten rrebeshe shiu e breshër në gjithë rajonin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.10.2025, 18:00

Gjatë natës dhe të dielën do të kemi ndryshim dhe destabilizim të fuqishëm të atmosferës, me ardhjen e vranësirave lokalisht të dendura që do të sjellin reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Reshje fillimisht do të jenë të karakterit lokal dhe nuk do të kapin shumë territor dhe pritet të fillojnë në pjesë të veriperëndimit dhe veriut të Shqipërisë dhe Mal të Zi, pastaj pritet të përhapen gradualisht në disa pjesë të Kosovës gjatë natës dhe mëngjesit të së dieles.

Lokalisht gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë edhe kushte për zhvillime të fuqishme konvektive apo vertikale dhe si pasojë mund të ketë shtrëngata të fuqishme lokale me rrebeshe intensive shiu dhe normalisht në disa rajone pritet të ketë breshër.

Rrebeshe shiu priten së pari të fillojnë diku në veri apo veriperëndim të Shqipërisë për të ardhur pastaj në pjesë të Kosovës gjatë mëngjesit të së dieles. Gjatë ditës së diele herë pas here mund të kemi reshje të dendura në disa pjesë të Kosovës.

Përderisa tetorit po i afrohet fundi dhe po vjen fillimi i muajit të njëmbëdhjetë 11, fillimi i Nëntorit sipas shumë gjasave na premton një mot dukshëm më të ngrohtë për shkak se priten rrymime të fuqishme ajrore nga jugu e jugpërëndimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit