Makina e braktisur me targa ulqinake në Velipojë, askush s’e prek

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.10.2025, 17:43

Një qytetar ka dërguar një denoncim nga Velipoja, ku tregon për një situatë të pazakontë që ka hasur gjatë një vizite në zonë.

“Sot kemi ardhur në Velipojë për qejf dhe e kemi gjetur aty. Makina është me targa ulqinake,” shkruan qytetari në mesazhin e tij, duke i kërkuar redaksisë që rasti të bëhet publik, me shpresën se do të ndërhyhet për ta larguar mjetin.

Sipas denoncimit, automjeti ndodhet në rrugën numër 3 të Velipojës dhe është i përmbytur, duke dhënë përshtypjen se është braktisur prej kohësh. “Asht gjynah të prishet ma shumë, të bëhet diçka,” shton qytetari.

Nga përshkrimi, mjeti duket se ka qëndruar për një kohë të gjatë në atë zonë dhe është dëmtuar si pasojë e përmbytjes. Banorët shprehen se rasti po neglizhohet dhe kërkojnë që autoritetet lokale të ndërhyjnë për të larguar mjetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit