Shoferët bëhen burim aksidenti, kokë më kokë kush futet i pari

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.10.2025, 16:33

Një qytetar ka regjistruar dje një situatë që pasqyron tiparet më të zakonshme të trafikut në Shqipëri. Pas rreth 20 minutash pritje në një rrugë të ngarkuar, disa shoferë nuk duruan më dhe nisën të futen përpara, duke ushtruar presion mbi të tjerët.

Kulmin e kaosit e arriti një makinë e bardhë, e cila përfitoi nga rrëmujë e krijuar dhe kaloi me shpejtësi mes automjeteve, duke rrezikuar të shkaktonte një aksident. Ngjarja u dokumentua me video dhe tregon qartë se presioni për t’u futur përpara dhe mungesa e respektit për rregullat e qarkullimit janë pjesë e përditshmërisë në rrugët shqiptare.

Të tilla manovra shpesh mund të çojnë në fatalitet, shoferët duhet të kenë parasysh rëndësinë e respektimit të rregullave për të garantuar sigurinë e të gjithëve, ndërsa qytetarët kërkojnë durim dhe kulturë më të lartë në rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit