Një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale ku shfaqet ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy duke u bërë objekt i kërcënimeve nga disa të burgosur të tjerë, pavarësisht masave të forta të sigurisë.
Në pamje dëgjohen të burgosur që i bërtasin, e fyejnë dhe e thërrasin në emër gjatë natës, duke synuar ta pengojnë të flejë dhe ta frikësojnë.
Vetëm një ditë më parë, tre të burgosur u ndaluan pas publikimit të një videoje tjetër, ku po ashtu dëgjoheshin kërcënime ndaj Sarkozy-t.
Prokuroria e Parisit ka konfirmuar sekuestrimin e dy telefonave celularë dhe ka hapur një hetim për kërcënime ndaj jetës së ish-presidentit, ndërkohë që policia franceze po vazhdon hetimet.