Pas publikimit të lajmit dje se zv.kryeministrja Belinda Balluku është thirrur në SPAK ditën e hënë, kryeministri Edi Rama ka reaguar për mediat duke lëshuar të besuarën e tij.
Ai u pyet nga gazetarët gjatë një samiti jashtë vendit. Lidhur me këtë çështje, Rama dha përgjigjen e tij të prerë kur bëhet fjalë për persona nga radhët e tij që përballen me drejtësinë, ashtu si për Erion Veliajn.
“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet. Edhe deri kur çështje të caktuara të marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe të padënueshëm nga gjykata popullore.”