“Shëtisim çdo mbrëmje, por është tmerr buzë Lanës ka shumë minj”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.10.2025, 14:02

Bulevardi Zhan Dark është kthyer në një zonë të rrezikshme për shëtitjet e mbrëmjes. Trotoaret dhe buzët e lanës janë mbushur me një lukuni minjsh, duke e bërë të pamundur ecjen normale dhe duke rrezikuar higjienën dhe shëndetin publik.

Banorët ndihen të braktisur, pasi ndërhyrje nga bashkia nuk ka asnjë shenjë. Problemi nuk është vetëm estetik, por edhe shëndetësor, pasi prania e kafshëve të tilla mund të përhapë sëmundje dhe të krijojë rreziqe.

Edhe pse shqetësimi është evident dhe vazhdon prej kohësh, autoritetet lokale nuk kanë ndërmarrë asnjë masë, duke lënë qytetarët të ndihen të pafuqishëm përballë situatës.

Banorët kërkojnë pastrim, dezinfektim dhe masa konkrete nga bashkia për të ndaluar këtë fenomen i cili po i shqetëson prej kohësh. Situata në Zhan Dark tregon qartë mungesën e përgjegjësisë dhe efikasitetit nga autoritetet, ndërsa qytetarët presin që shqetësimi i tyre të mos ngelet pa zgjidhje.

Denoncimi i qytetares:

Përshëndetje! Jam një qytetare në bulevardin Zhan Dark. Dalim dhe shëtisim çdo mbrëmje por është e pamundur sepse buzë Lanës është një lukuni me minj. Ju lutem përcilleni këtë shqetësim në faqen tuaj sepse askush nuk ve dorë. Faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit