Brenda ushqimit të qenit gjeti 1 gjilpërë, qytetarja: Tani po na rrezikojnë edhe kafshët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.10.2025, 12:43

Një qytetare ka denoncuar një rast shqetësues lidhur me produktet ushqimore jo për njerëzit, por në këtë rast për kafshët.

Ajo ka treguar se brenda paketimit të ushqimit për qenin që kishte blerë ka gjetur një gjilpërë metalike.

Fatmirësisht, ajo thotë se qeni nuk e ka konsumuar pasi gjilpëra ka mbetur në fund të pjatës.

Ajo paralajmëron të gjithë të tjerët që të kontrollojnë paketimet para se t’i përdorin, duke theksuar se nuk do ta blejë më kurrë këtë produkt pasi përveç njerëzve si konsumatorë që janë çdo ditë të rrezikuar nga produktet ushqimore, tani po rrezikohen edhe kafshët.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje! Kete e kam gjetur brenda te ushqimi i qenit qe mora Ne paketim

Un ja hodha ushqimin qenit edhe ne moment nuk e pash .. falenderoj zotin qe nuk e hengri edhe kjo ngeli ne fund te pjatesh. Si mund te ndodhi nje gje e till nuk kam fjal.Mund ta beni publike te ken kujdes edhe te tjeter ti kontrollojn paketimet ose kur ja u hedhin .. se un per vete ska shance ti blej me

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit