Një turist që ka vizituar Tiranën është habitur nga një situatë që ka parë në mes të qytetit. Ai ka fotografuar një makinë të ndaluar në mes të rrugës dhe ka treguar për JOQ se shoferi e la aty dhe u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
“There are no rules for you if you have a police badge. He just left his car in the middle of the road and walked away”, ka shkruar turisti, që në shqip përkthehet: “Nuk ka rregulla për ty nëse ke një distinktiv policie. Ai thjesht e la makinën në mes të rrugës dhe u largua.”
Këto ngjarje ndodhin shpesh në Shqipëri dhe tregojnë mungesë respekti për ligjin. Në sjellje e tillë dëmton imazhin e qytetit dhe krijon përshtypje të keqe për vizitorët e huaj.