Kontrolli blic në burgun e Durrësit, gjenden 5 telefona të fshehur në dushe

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.10.2025, 11:30

Në orët e para të mëngjesit, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve zhvilluan një kontroll të papritur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të Durrësit.

Gjatë kontrollit, u zbuluan pesë telefona celularë të markës iPhone, të cilët përbëjnë sende të ndaluara brenda ambienteve të burgut. Pajisjet ishin fshehur me kujdes në dyert e dusheve, në ambientet e përbashkëta të Godinës “A”, kati i tretë, Sektori 1.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti, dhe V. I.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar përgjegjësit dhe mënyrën se si sendet e ndaluara kanë arritur të futen në institucion, ndërsa pritet të merren masa disiplinore ndaj personave të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit