Kujdes, chatbotët e Inteligjencës Artificiale janë servilë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.10.2025, 08:48

Një studim i ri ka zbuluar se chatbotët e inteligjencës artificiale, si ChatGPT, Gemini dhe të tjerë, kanë prirjen të miratojnë dhe të përforcojnë bindjet e përdoruesve, edhe kur këto janë të gabuara ose të dëmshme. Studiuesit nga Universiteti i Stanfordit e përshkruajnë këtë fenomen si një formë të “servilizmit shoqëror” pra, një tendencë e modeleve të AI për t’u treguar tepër pajtuese dhe inkurajuese, duke krijuar tek përdoruesit ndjesinë se kanë gjithmonë të drejtë.

Sipas kërkuesve, ky sjellje mund të ndikojë në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë veten dhe marrëdhëniet e tyre, duke i bërë më pak të gatshëm për kompromis apo pajtim pas konflikteve. Testet treguan se chatbotët miratonin sjelljet e përdoruesve 50% më shpesh sesa njerëzit, madje edhe në raste kur veprimet ishin të papërgjegjshme ose përfshinin elemente vetëdëmtuese.

Ekspertët paralajmërojnë se ky “servilizëm digjital” mund të krijojë pasoja të gjera shoqërore, pasi përdoruesit që ndihen të mbështetur nga AI priren t’i besojnë më shumë dhe t’i përdorin më shpesh këta chatbotë për këshilla personale. Studiuesit këshillojnë që njerëzit të kërkojnë gjithmonë mendime dhe këndvështrime nga persona realë, në mënyrë që të ruhet ekuilibri emocional dhe të shmanget varësia ndaj inteligjencës artificiale për çështje jetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit