Një vajzë nga Kolumbia ka humbur çdo kontakt me familjen e saj që prej datës 11 tetor, ndërsa ndodhet në Shqipëri. E shqetësuar për fatin e saj, tezja e vajzës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për ndihmë, duke kërkuar që qytetarët të ndajnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj.
E reja e humbur quhet Valentina Márquez, me origjinë kolumbiane. Sipas tezes së saj, Valentina kishte mbërritur në Shqipëri disa muaj më parë për vizitë, por ishte detyruar të qëndronte pasi nuk kishte mundur të rikthehej në Spanjë, rezidenca e saj atje ishte skaduar ose anuluar.
Familjarët thonë se ajo vuante nga depresioni dhe ankthi, dhe se jetonte në një fshat apo pronë rurale në Shqipëri. Kontakti i fundit me të ka qenë më 11 tetor, dhe që atëherë nuk kanë asnjë informacion për të.
Tezja e saj shkruan se zakonisht Valentina fliste çdo ditë me nënën e saj, por biseda e fundit ishte e paqartë dhe me zë shumë të dobët.
Nëse dikush ka informacion për vendndodhjen e Valentina Márquez, ju lutemi të kontaktoni menjëherë redaksinë e JOQ Albania.
Familja e saj në Kolumbi është në ankth të madh dhe pret çdo lajm për të.
Mesazhi i plotë i mbërritur në redaksinë tonë:
“Përshëndetje, doja t’ju pyes nëse mund të më ndihmoni. Nëse dikush e ka parë këtë vajzë, ju lutem më shkruani. Dimë që ajo ndodhej në Shqipëri, por prej disa ditësh nuk kemi më asnjë lajm prej saj dhe jemi shumë të shqetësuar. Quhet Valentina Márquez, është mbesa ime. Nëse dikush e ka parë ose e njeh, ju lutem më kontaktoni. Do t’ju isha shumë mirënjohëse.
Ajo kishte mbërritur disa muaj më parë në Shqipëri për vizitë, por u detyrua të qëndronte pasi, kur u përpoq të kthehej në Spanjë, rezidenca e saj ishte skaduar ose anuluar. Herën e fundit që patëm kontakt me të ishte më 11 tetor.
Valentina vuan nga depresioni dhe disa probleme ankthi. Gjëja e fundit që mësova ishte se ajo po jetonte në një fshat, në një pronë rurale.”