Messi e “mbyll” në Amerikë, sulmuesi rinovon kontratën me Inter Miami

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.10.2025, 16:18

Lionel Messi duket se ka gjetur më në fund “tokën e premtuar” në futbollin amerikan. Pas muajsh spekulimesh për të ardhmen e tij, ylli argjentinas ka zgjedhur të vazhdojë aventurën me Inter Miami, duke firmosur një kontratë të re që do ta mbajë në Florida deri më 30 qershor 2028.

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi, i cili e shoqëroi njoftimin me një video emocionuese në rrjetet sociale. Në të, Messi dhe presidenti i klubit, David Beckham, shprehen krenarë për marrëveshjen, të cilën e konsiderojnë një hap të rëndësishëm si për lojtarin, ashtu edhe për zhvillimin e futbollit në SHBA.

Messi iu bashkua Inter Miami-t në verën e vitit 2023, pas mbylljes së eksperiencës me Paris Saint-Germain. Që atëherë, ai është bërë jo vetëm lideri i skuadrës, por edhe fytyra kryesore e MLS-it, duke tërhequr vëmendjen e miliona tifozëve në mbarë botën.

Rinovimi vjen në kulmin e një sezoni spektakolar për “Pleshtin”, i cili fitoi Këpucën e Artë si shënuesi më i mirë i kampionatit amerikan. Me 29 gola dhe 19 asistime, Messi udhëhoqi Inter Miami-n drejt një sezoni historik, duke dëshmuar se edhe në moshën 38-vjeçare, magjia e tij në fushë mbetet po aq e gjallë sa në ditët e lavdisë evropiane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit