“Makina e ndarë në gjysmë dhe shoferi i arratisur”, qytetarët nxjerrin bllof Policinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.10.2025, 15:25

Ditën e djeshme, në media u raportua një aksident i ndodhur në Kukës me dëme të shumta materiale por pa një shofer përgjegjës në vendngjarje.

Rreth mesnatës, në rrugën pranë ish-“Turizmit të Ri”, një automjet i parkuar u godit nga pas nga një tjetër mjet në lëvizje. Përplasja ka qenë aq e fortë sa mjeti i parkuar është zhvendosur disa metra, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar u ndarë në gjysmë.

Të gjitha këto informacione policia thuhet se i ka marrë në mëngjes nga qytetarët kalimtarë dhe kur ka mbërritur në vendngjarje ka gjetur vetëm makinën e dëmtuar.

JOQ ALBANIA ka mësuar se Policia ka qenë prezente që në momentin e aksidentit, por për shkak të rrethanave të dyshimta, ka raportuar ngjarjen krejtësisht ndryshe dhe mbi të gjitha pa një njoftim zyrtar për mediat.

Mësohet se fill pas aksidentit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë kryer procedurat, test alkooli dhe gjobë për shoferin dhe janë larguar.

I lirë dhe pa asnjë gjemb në këmbë është larguar edhe shoferi që shkaktoi aksidentin, i cili sipas burimeve për JOQ, ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Por duke qenë se policia e Kukësit nuk ka një aparat të mirëfilltë për testimin e lëndëve narkotike, e ka lënë të lirë shoferin.

Ky i fundit njihet në qytetin e Kukësit si përdorues i lëndëve narkotike, por duke qenë se policia s’ka si ta testojë, ai vazhdon të jetë i lirë dhe madje të shkaktojë edhe aksidente.

Denoncimi 1:

Prsh joq desha te denoncoj rastin e aksidentit ne kukes ku polica ka mshefur provat dhe autorin e aksidentit ,anonim ju lutem. Makina qe ka shkaktuar aksidentin eshte larguar duke qene policia ne vendngjarje. E kan daklaruar qe esht larguar pa qen polica aty. Nderkoh policia ka qen prezente

Denoncimi 2:

Prsh joq! Shoferi perdorues i rregullt lendesh narkotike, por policia kuksit nuk ka test droge, vetem test alkoli. Po jan ber procedurat, jan ber testi alkolit, gjobe per aksidentin e shkaktuar dhe kaq. Ai eshte gjith kohes ashtu, por skan sesi e verefikojn policia me testet qe kane,

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit