Qytetarët që kanë udhëtuar ditën e sotme drejt Rrugës së Arbrit raportojnë se në disa prej tuneleve mungon ndriçimi duke rritur shqetësimet për sigurinë rrugore.
Rruga e Arbrit, një ndër investimet më të mëdha infrastrukturore të viteve të fundit, ka një kosto totale të raportuar prej rreth 40.3 miliardë lekësh, me pagesa që pritet të vijojnë deri në vitin 2031. Megjithëse për ndriçimin dhe rrjetin 20 kV të zonës dhe të tuneleve përkatëse është shpallur një tender me fond limit prej 295.357.000 lekësh, mungesa e ndriçimit sot tregon më së miri ku kanë shkuar këto fonde.
Qytetarët këshillohen të udhëtojnë me kujdes pasi në rast aksidenti as kryeministri e as Ministria e Infrastrukturës s’mbajnë përgjegjësi.