Një qytetar ka denoncuar se efektivët e Komisariatit Nr. 4 kanë përdorur dhunë dhe fjalor ofendues gjatë një ndërhyrjeje për një konflikt rreth parkimit në Tufinë. Sipas tij, incidenti nisi kur një banor nuk pranoi që ai të linte automjetin duke pretenduar pronësi në hapësirë publike. Qytetari thotë se kërkoi ndihmën e policisë për të zgjidhur situatën.
Por në vend të zgjidhjes së problemit, policia sipas qytetarit e ka ofenduar atë dhe e ka prekur me dorë, duke shtyrë me forcë. Siç shihet në video, policia shtyn dhe një zonjë me fëmijë që i kërkon policisë të mos e prek qytetarin. Qytetari denoncues kërkon hetim mbi veprimet e policisë dhe masat për çdo abuzim të mundshëm gjatë ndërhyrjes në fjalë.