Roland Lacej, 51-vjeç, u arrestua dje në Rrugën e Dibrës në Tiranë, pas ngjarjes ku plagosi me thikë 48-vjeçarin Mikel Xibro. Viktima ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve zyrtare.
Ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me një monopatinë. Lacej ka dashur të blejë monopatinën nga Xibro, por nuk kanë rënë dakord për çmimin. Në momentin që Xibro u përpoq të largohej, Lacej e ka ndjekur dhe e ka goditur me thikë.
51-vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë, duke përfshirë akuza për vrasje dhe vepra të tjera penale, sipas skedave të policisë. Ai ndodhet në pranga dhe pritet të përballet me procedurat ligjore për ngjarjen e rëndë.