Prej më shumë se 24 orësh pa ujë, banorët e Fierit: Shtet primitiv, askush s’përgjigjet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.10.2025, 11:02

Banorët e Fierit prej më shumë se 24 orësh janë pa ujë të pijshëm dhe situata në banesa, biznese e institucione sa vjen e rëndohet.

Ata tregojnë se kanë tentuar të kontaktojnë autoritetet përmes telefonit, por askush nuk iu përgjigjet, ndërsa të gjithë numrat e publikuar rezultojnë të padisponueshëm.

Banorët e cilësojnë krizën si primitive dhe të papranueshme, duke theksuar se Shqipëria ka burime ujore të bollshme, por qytetarët ende vuajnë për ujë të pijshëm.

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse për të zgjidhur krizën dhe për të përmirësuar komunikimin me qytetarët.

Denoncimi i banores:

Pershendetje! Dua te ngre shqetesimin per ujesjelles kanalizime fier qe kemi me shume se 24 ore pa uje fare. Eshte skandal! Mundohem te kontaktoj nepermjet telefonit asnji nuk pergjigjet. E kam vene re qe te gjitha numrat e tel qe vene neper faqe jane te padidponueshem. Kudo ku jam munduar me fol me gjendje civile, me akshin e informacionit asnji nr tel nuk eshte i sakte ketu . Shtet primitiv , kushte skandaloze edhe kerkojne edhe taksa . Eshte cmenduri. Me shume se 24 ore pa pike uji ne Fier! Shqiperia ka burime ujore nga te 4 anet e shqiperisw e te vuajme per piken e ujit akoma eshtw mesjete. Mos e befshin piken e hajrit me ne krye edi ramen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit