Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Bubq të Krujës.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 06:15, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte. Për pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Nga përplasja e fortë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vend.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.