Dy të vdekur në Venezuelë, avioni i vogël bie menjëherë pas ngritjes

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.10.2025, 21:44

Një tragedi ajrore ka ndodhur në Venezuelë, ku një avion i vogël është rrëzuar menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Paramillo, në shtetin Táchira.

Sipas mediave vendase, në bord ndodheshin dy persona, të cilët humbën jetën në vend si pasojë e përplasjes. Autoritetet lokale kanë nisur një hetim zyrtar për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Sipas të dhënave paraprake, avioni ka pësuar probleme teknike vetëm pak sekonda pas ngritjes në ajër, çka ka bërë që piloti të humbasë kontrollin dhe mjeti të përplaset në tokë.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve, nuk pati të mbijetuar. Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar saktësisht shkakun e defektit që çoi në rrëzimin fatal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit