Vdes në moshën 31-vjeçare bodybuilderi i famshëm

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.10.2025, 21:14

Bodybuilderi brazilian Ricardo Nolasco dos Santos, i njohur si Kadu Santos, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Kadu e përcaktoi veten në rrjetet sociale si mbajtes i shume titujve ne kete sport. Gjithashtu ai fitoi titullin e bodybuilderit më të mirë brazilian për të 11-ën herë dhe u shpall kampion dy herë në Muscle Contest.

Babai i tij konfirmoi lajmin tragjik dhe e përshkroi humbjen si “dita më e trishtë e jetës së tij”. Këtë verë, Kadu u fejua me trajneren personale, Sabrina Wollman, e cila kishte nisur udhëtimin në bodybuilding që nga mosha 17-vjeçare.

Në një deklaratë të palestrës ku punonte, thuhet: “Kadu ka qenë gjithmonë një shembull i përkushtimit, disiplinës dhe shoqërisë, duke lënë një gjurmë frymëzuese te kolegët dhe miqtë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit