Ka përfunduar vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarri i madh që përfshiu disa fshatra të Gramshit më 11 gusht, duke shkrumbuar dhjetëra banesa dhe mijëra hektarë tokë bujqësore, dhe duke marrë një jetë njerëzore.
Sipas të dhënave zyrtare, fatura e dëmeve arrin në rreth 31 milionë euro. Rezultatet i janë dorëzuar tashmë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, që do të nisë procedurat për ndihmën dhe rindërtimin.
Nga grupet e punës raportohet se 68 banesa janë dëmtuar nga flakët , 10 prej tyre janë shkatërruar plotësisht, ndërsa 42 pjesërisht. Bashkia e Gramshit, përmes zyrës së urbanistikës, po harton projektet për rindërtimin dhe rikonstruksionin e tyre.
Në bilancin e dëmeve përfshihen edhe bagëtitë, të mbjellat, stallat dhe pyjet. Humbjet përfshijnë 215 krerë bagëti të imta , 9 gjedhë, 7 njëthundrakë
Flakët kanë shkatërruar edhe dhjetëra hektarë ullinj, vreshta me rrush, bimë medicinale dhe pemë frutore.
Tashmë pritet që pas miratimit të fondit nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, të nisin ndërhyrjet për rikthimin në normalitet të zonave të prekura.