Prangoset 53-vjeçari, u kap duke kontrabanduar mallra nga Greqia

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.10.2025, 18:14

Një operacion i zhvilluar nga policia e Korçës ka çuar në pranga një 53-vjeçar, i cili u kap në aksin rrugor Kapshticë–Bilisht duke transportuar mallra të kontrabanduara nga Greqia.

Gjatë kontrollit, në mjetin që ai drejtonte u gjetën pajisje të ndryshme hidrosanitare dhe elektrike, për të cilat dyshohet se kishin hyrë në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme.

Ndërkohë, në lidhje me këtë rast është proceduar penalisht edhe një doganier i vendpunimit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, i dyshuar për neglizhencë në ushtrimin e detyrës.

Policia bën me dije se ka sekuestruar mallrat, me vlerë rreth 2000 euro, së bashku me automjetin e 53-vjeçarit.

Kontrabandë, Kapshticë, Korçë, Greqi, doganier, arrestim, policia e Korçës, mallra kontrabandë, pajisje elektrike, pajisje hidrosanitare, hetim, kufiri Kapshticë, transport mallrash, sekuestrim, 53-vjeçari, mallra të paligjshme, kontrabandë nga Greqia, aksion policor, dogana Kapshticë, krim ekonomik, hetime policore

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit