“Dy makinat kanë mbi një vit pa levizur, pronarët nuk jetojnë në pallatin tonë”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.10.2025, 16:20

Prej më shumë se një viti, para një pallati në qytetin e Peshkopisë qëndrojnë të parkuara dy automjete që nuk janë lëvizur nga vendi. Banorët shprehen se situata është bërë shqetësuese, pasi makinat kanë zënë hapësirën e parkimit.

Sipas tyre, pronarët e mjeteve nuk banojnë më në atë pallat, ndërsa përpjekjet për të gjetur një zgjidhje kanë rezultuar të pafrytshme. Edhe pse janë bërë disa herë denoncime në polici, makinat vazhdojnë të mbeten aty, duke u kthyer në një problem të përditshëm për banorët e pallatit.

Banorët kërkojnë që institucionet përkatëse të ndërhyjnë dhe të largojnë mjetet e braktisura, për të liruar hapësirën publike dhe për të shmangur rrezikun që mund të shkaktojnë.

Në mungesë të reagimit institucional, shqetësime të tilla po shtohen në shumë qytete, duke treguar mungesën e një zgjidhjeje konkrete për automjetet e braktisura në hapësirat urbane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit