Një vajzë nga Shkodra ka bërë një apel prekës për ndihmë, pasi i është humbur babai, Hasan Grozha, 79 vjeç. I moshuari vuan nga skleroza dhe është larguar nga banesa në Shkodër, pa lënë gjurmë. Familjarët janë tepër të shqetësuar, pasi që prej momentit të humbjes nuk kanë mundur të bien në kontakt me të.
Vajza i është drejtuar redaksisë së JOQ me shpresën se dikush mund ta ketë parë ose ta ndihmojë të kthehet në shtëpi. Sipas përshkrimit të dhënë nga vajza, Hasan Grozha ishte i veshur me xhup blu me zinxhir, tuta gri në të zezë me dy shirita të zinj anash dhe atlete të zeza. Për shkak të sëmundjes, ai mund të jetë i hutuar dhe të mos kujtojë rrugën për në banesë, ndaj çdo ndihmë nga qytetarët e Shkodrës dhe zonave përreth është tepër e rëndësishme.
Familja apelon me lot në sy që kushdo që mund ta ketë parë ose ka informacion për vendndodhjen e tij, të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 515 0586. “Ju lutemi, ndihmoni babain tim të kthehet sa më shpejt pranë familjes,” shkruan vajza e tij.