Ministria e Financave tregon se kur do të ekzekutohen 100 euro për studentët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.10.2025, 15:35

Më 7 tetor, Qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti ka vendosur t’ua ndajë nga 100 euro të gjithë studentëve.

Që nga marrja e këtij vendimi, ende asnjë studentë nuk është pajisur me mjetet e ndara nga Qeveria në detyre.

Se kur pritët të dalin këto shtesa, nga Ministria e Financave kanë dhënë detaje.

Afati për aplikimin e studentëve për shtesën prej 100 euro mbetet i hapur deri më 31 tetor, ka bërë të ditur Ministria e Financave.

“Aplikimi për përfitimin e shtesave prej 100 euro për studentë është i hapur deri më 31 tetor, në mënyrë që të gjithë studentët që plotësojnë kriteret të kenë mundësinë të aplikojnë”.

Nga kjo ministri është bërë e ditur se komisioni tashmë po shqyrton aplikimet e pranuara, e pagesat do të realizohen me faza pas përfundimit të procesit.

“Komisioni është në proces të shqyrtimit të aplikimeve dhe mjetet do të ekzekutohen me faza pas shqyrtimit”, thuhet në përgjigjen e MF-së.

Sipas vendimit të kabinetit qeveritar, 20 milionë euro janë ndarë për mbështetjen e studentëve bazuar në distancën nga vendi i banimit tek ai ku studiojnë. Ndërsa 6 milionë euro të tjera janë ndarë për një shtesë prej 100 eurosh për të gjithë studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit