“Klanet në Tiranë marrin tendera në këmbim të votave! Shqipëria, narko-shtet”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.10.2025, 15:55

Gazeta prestigjioze italiane Il Mattino i ka kushtuar një artikull të gjerë Shqipërisë, duke e përshkruar si një “narko-shtet” dhe duke theksuar lidhjet e forta midis krimit të organizuar shqiptar dhe politikës.

Sipas gazetës, ky përshkrim nuk është aspak ekzagjerim, pasi dokumentet e hetimeve italiane tregojnë se grupet kriminale shqiptare janë shndërruar në një fuqi ndërkombëtare që kontrollon tregjet e drogës në shumë vende të Evropës.

Hetimet zbulojnë se lidhjet e tyre me ‘Ndranghetën’ dhe mafian italiane i kanë lejuar të konsolidohen deri në Amerikën Latine, duke trafikuar heroinë e kokainë nga Ekuadori, Kolumbia dhe Brazili drejt Evropës. Sipas dëshmive të personave të penduar nga ‘Ndrangheta’, klanet shqiptare janë të organizuara në mënyrë të ngjashme me ato italiane, duke ruajtur rregulla të hekurt, heshtje absolute dhe besnikëri të pakushtëzuar.

“Janë të besueshëm, mizorë, seriozë dhe kanë vetëm një fjalë”, shprehet një ish-anëtar i ‘Ndranghetës’.

Ai shton se shqiptarët kanë gjithçka në ofertë nga bar e heroinë, deri te armët dhe eksplozivët dhe veprojnë pa zhurmë, pa gjeste e pa shfaqje, duke u bërë partnerë të preferuar në botën e krimit. Në fund, Il Mattino thekson se ndikimi i klaneve shqiptare nuk kufizohet vetëm në aktivitetet kriminale jashtë vendit, por ka hyrë thellë edhe në jetën politike të Shqipërisë. Sipas gazetës, “klanet e Tiranës” dinë të lidhen me politikanë për të përfituar tendera publikë dhe autorizime në këmbim të votave dhe favoreve.

Artikulli përfundon me paralajmërimin se flamuri i mafies shqiptare po valëvitet sot nga Ekuadori në Dubai, duke e bërë këtë fenomen një rrezik real për sigurinë evropiane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit