Reagon i tërbuar Kanye West për “shpërfytyrimin” e së bijës 12-vjeçare North

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.10.2025, 14:16

Vajza 12-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West, North West, ka tërhequr së fundmi vëmendjen për zgjedhjen e saj të guximshme në pamje. Ajo shpesh bëhet lajm për stilin e saj unik e të pazakontë, duke ndjekur hapat e nënës dhe tezeve të saj.

Tezja e saj Kylie Jenner dikur mbante flokë blu gjatë periudhës së saj “King Kylie”, ndërsa Kim Kardashian kohët e fundit mahniti me një prerje shumë të shkurtër flokësh. E frymëzuar nga familja e saj me popullaritet të lartë, North West u shfaq e "shpërfytyruar" me tatuazhe fake në fytyrë dhe piercing të rremë në hundë, duke tronditur internetin.

Sipas mediave, prindërit e North-it patën reagime plotësisht të kundërta ndaj pamjes së re të vajzës së tyre.

Tatuazhet përfshinin një yll poshtë syrit dhe një shkrim me dorë të emrit të saj në faqe. Flokët i kishte të gërshetuara gjatë me reflekse blu, ndërsa kishte veshur lente të kaltërta të ndritshme. North kishte vendosur gjithashtu aksesorë si qerpikë të rremë, dhëmbë zbukurues të zinj (grills) dhe tatuazhe dizajne me bojë këna në duar.

Ajo sqaroi se zbukurimet ishin të përkohshme, duke shkruar në përshkrimin e postimit: “Piercing dhe tatuazhe të rreme për jetë.”

Mesa duket, North thjesht po argëtohej duke eksperimentuar me një pamje të re. Në videon e saj shfaqen edhe shoqet e saj me pamje të ngjashme, duke sugjeruar se mund të ketë qenë një lojë grupi argëtuese mes adoleshenteve.

Megjithatë, mes gjithë këtij bujë online, babai i saj Kanye West, nuk e mori aspak me humor.

Kanye West, i njohur edhe si “Ye”, ka reaguar negativisht ndaj transformimit të fundit të vajzës së tij. Ky është zhvillimi më i fundit në përplasjen e vazhdueshme midis tij dhe ish-bashkëshortes Kim Kardashian për imazhin publik dhe stilin e North-it.

Burime të afërta me ish-çiftin thanë se Kanye i ka shprehur pakënaqësinë e tij Kim-it, duke e akuzuar se po e nxit vajzën të rritet shumë shpejt dhe duke e cilësuar stilin e saj si “tepër të rritur” për moshën që ka.

Raportimet pohojnë gjithashtu se Kanye e ka fajësuar Kim-in për “seksualizimin” e vajzës së tyre, për shkak të ndikimit të saj. Ai thuhet se i ka dërguar Kim-it disa mesazhe, duke e paralajmëruar madje edhe për veprime ligjore nëse vazhdon ta lejojë North të shfaqet në publik me pamje të tilla.

Sipas burimit, Kim i ka neglizhuar me vetëdije paralajmërimet e tij, duke zgjedhur të mos reagojë ndaj kërcënimeve të ish-bashkëshortit.

Disa mendojnë se reagimi i Kanye-t vjen nga dashuria dhe shqetësimi prindëror, ndërsa të tjerë në industrinë e modës dhe mediave e shohin si përpjekje për kontroll mbi vajzën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit