Daniel Pepa, 21-vjeçari që ktheu një kafe në tragjedi me dy viktima

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.10.2025, 14:11

Personi në foto është Daniel Pepa, 21-vjeçari i shpallur në kërkim si autor i dyfishtë i ngjarjes tragjike që ndodhi në Manëz, ku mbetën të vrarë Flori Paluçi, 33 vjeç, dhe Aranit Kurti, 23 vjeç. Sipas hetimeve, konflikti nisi pas një debati të çastit në ambientet e jashtme të një lokali, ku Pepa kishte kërkuar një kafe, por kamarieri e kishte njoftuar se ekspresi ishte fikur. Pas debatit verbal me Paluçin, ai është larguar për t’u kthyer pak më vonë i armatosur, duke përfunduar në tragjedi.

Personi që ishte ulur me kamerierin, 33-vjeçari Flori Paluçi, ndërhyri në debat dhe mori armën, duke qëlluar ndaj Aranit Kurtit dhe duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, Daniel Pepa, shoku i Kurtit ka reaguar duke vrarë me armë zjarri 33-vjeçarin Paluçi.

Policia ka arrestuar katër persona të tjerë të përfshirë në ngjarje për moskallëzim krimi: Ergi Kadiu, Erald Cani dhe vëllezërit Taulant e Emirjan Beqja. Ndërkohë, përveç Daniel Pepës, në kërkim është edhe 30-vjeçari Gëzim Allci, i dyshuar për armëmbajtje pa leje, moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të vrasjes. Forcat e rendit vijojnë kërkimet për kapjen e Pepës, i cili akuzohet për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje të armës së zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit