Kapet banda e hajdutëve në Tiranë, mes tyre dhe 22-vjeçarja Qefalia

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.10.2025, 13:51

Një bandë grabitësish që sulmonin taksistë dhe qytetarë në rrugët e Tiranës është çmontuar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në një operacion të koduar “Episodet”. Gjatë aksionit janë arrestuar tre persona, mes tyre edhe një femër, të cilët dyshohen për një seri vjedhjesh me dhunë në kryeqytet.

Të arrestuarit janë Ajla Qefalia, 22 vjeç, Fatbardh Byberi, 36 vjeç, dhe Luis Mija, 22 vjeç, të cilët akuzohen për tentativë vjedhjeje me dhunë ndaj një taksisti, si dhe për vjedhjen e një telefoni celular nga një shtetase. Fillimisht u arrestuan dy prej tyre, ndërsa më pas u kap edhe i treti, i cili po lëvizte me taksi së bashku me dy të arrestuarit e tjerë.

Policia njoftoi se të tre personat kanë precedentë të mëparshëm penalë për të njëjtën lloj vepre dhe se njëra prej tyre ishte në masë sigurie “arrest në shtëpi”. Si provë u sekuestrua edhe telefoni celular i vjedhur, që do të shërbejë për hetimet e mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit