Vlonjati: Ky djali është mashtrues, mos i jepni para

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.10.2025, 14:29

Një qytetar nga Vlora i është drejtuar redaksisë sonë me një paralajmërim për të gjithë vlonjatët dhe turistët që shkojnë në qytetin bregdetar.

E gjitha lidhet me këtë djalë që shtiret sikur është invalid dhe del rrugëve të qytetit me karrocë duke lypur para. Sipas denoncuesit, ai është shëndoshë “si molla”, por shtiret si i sëmurë për të siguruar para pa punuar.

Qytetari shton se nga fotot në rrjetet sociale ky djalë shfaqet gjithmonë në këmbë, madje në darkë luan futboll dhe në mëngjes i kthehet “profesionit” të cilit me sa duket i siguron të ardhura të mjaftueshme për të jetuar i pashqetësuar.

Të gjithë i japin lekë se është super aktor në fytyrë,” shkruan denoncuesi.

Mesazhi i plotë i tij:

Përshëndetje kam një rast të një djali që del me karrocë invalidi dhe lyp rrugëve të Vlorës.

Unë e kam parë shumë herë duke ecur në këmbë shumë mirë. Është mashtrues dhe dua ta demaskojmë. I kam bërë video kam gjetur dhe profilin e tij në “TikTok” ku të gjitha fotot i ka në këmbë normal.

Ka bërë kërdinë në Lungomare në behar. Të gjithë i japin para se është super aktor në fytyrë.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit