Rruga ‘Gaqi Gjika’ në Berat, banorët akuzojnë Bashkinë për keqpërdorim fondesh

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.10.2025, 13:04

Banorët e lagjes 28 Nëntori në Berat denoncojnë për JOQ gjendjen katastrofale të rrugës “Gaqi Gjika”, e cila është shkatërruar totalisht dhe e pamundur për t’u përdorur, veçanërisht gjatë periudhave me shi. Ata tregojnë se kjo rrugë, vetëm 50 metra larg qendrës së qytetit, është lënë në harresë, duke shkaktuar vështirësi në lëvizje këmbësore dhe dëmtime të makinave.

Banorët theksojnë se kjo zonë është e rëndësishme dhe turp është që të lejohet në këtë gjendje, ndërsa punimet për mbylljen e një përrua të hapur, që përçon ujërat e zeza, janë ndalur pa përfunduar para zgjedhjeve. Qytetarët akuzojnë për keqpërdorim buxheti bashkinë Berat drejtuar më parë nga Ervin Demo, sot deputet dhe aktualisht e drejtuar nga Ervin Ceca kryetar i komanduar.

“Përshëndetje JOQ! Jemi banorë të lagjes 28 Nëntori, Berat. Kemi probleme me rrugën e lagjes, e kanë lënë në harresë. Rruga është komplet e shkatërruar dhe është e pamundur të lëvizësh në këmbë, sidomos gjatë kohës me shi. Plus që po shkatërrojmë edhe makinat. Rruga e ka emrin Gaqi Gjika. Lagja është rreth 50 metra nga qendra e qytetit dhe është një turp i madh të lihet në këtë gjendje. Zona është zonë tampon. Diku pak më larg se rruga me kalldrëm ishte një përrua i hapur ku derdheshin të gjitha ujërat e zeza, e mbyllën përpara zgjedhjeve dhe lanë punimet pa mbaruar. Ju lutem publikojeni pak si rast. Këta kanë vjedhur nja dy herë këto fondet dhe prandaj nuk e bëjnë rrugën. Kur mund të publikoni? Faleminderit”, shkruan qytetari në mesazhin denoncues për JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit