Gramoz Sako kandidati i PS për bashkinë Tepelenë, vëllai i oligarkut qeveritar të tenderave që ka përfituar mbi 200 MLN €

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.10.2025, 12:39

Gramoz Sako është kandidati i Rilindjes në bashkinë Tepelenë për zgjedhjet e pjesshme lokale të Nëntorit 2025. Një kandidat i dalë nga gjiri i socialistëve, me lidhje familjare klienteliste me këtë parti do të ketë përballë aktoren e humorit Delinda Disha e cila është vetëshpallur e pavarur, dhe të riun të shpallur të pavarur të mbështetur nga opozita Gabriel Guma.

Gramoz Sako është vëllai i oligarkut të tenderave publikë Artan Sako. Ky i fundit është administrator dhe bashkëpronar i kompanisë 2T shpk, që ka marrë me qindra milionë euro tendera publikë. Kjo kompani ka përfituar tendera në bashkëpunim me disa kompani të tjera nga bashkitë e vendit në vlera të frikshme.

KONKRETISHT:

Për një periudhë 10 -vjeçare, kompania 2T thuhet se ka përfituar rreth 230 Milionë € tendera publikë. Artan Sako është thirrur nga SPAK si person “në dijeni” për disa procedura që lidhen me aktivitetin e kompanisë 2T në tendera publikë.

Një rast konkret që ka rënë në sy është tenderi i Institutit të Mjekësisë Ligjore për ndërtimin e një dhome frigoriferike në morgun e Tiranës, vlera e tenderit ishte rreth 1 Milion € dhe fitues ishte konsorciumi që përfshin 2T.

Ka akuza dhe dyshime për procedura të paracaktuara, përfitime nga gara formale dhe jo formale, dhe mungesë reale konkurrimi nga institucionet shtetërore kundrejt kompanisë së Sakos.

Një tjetër tender i përfolur është ai i kanalizimeve në Spillenë, ku 2T ka fituar bashkë me kompaninë Alko-Impex të Arbër Abazit, një projekt me vlerë disa milionë euro.

Sako është përfshirë në tenderë të mirëmbajtjes së rrugëve, ku kompania 2T ka qenë konkurrues dhe shpesh fitues me oferta që thuhet të kenë qenë shumë pranë fondit-limit. Është raportuar se Artan Sako ka qenë i thirrur në SPAK ditën e 14 tetorit 2024, ku ka dhënë shpjegime për aktivitetin e tij lidhur me tenderat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit