Edi Rama i parashikon fatin aktores Delinda Disha: Ti do bëhesh kryebashkiake e Tepelenës!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.10.2025, 11:41

Fallxhori famëkeq i Surrelit, Edi Rama i ka parashikuar fatin aktores së humorit Delinda Disja. Me një sy të hedhur filxhanit ai i ka thënë Dishës se kjo e fundit do të bëhet kryebashkiake e Bashkisë Tepelenë.

Gjasat janë që një forcë sublime ngjyrë mavi ta ndihmojë Dishën e vetëdeklaruar të pavarur, për të arritur objektivin e saj. Për më tepër fati është në anën e aktores, pasi edhe kolegë të saj në humor si Erion Isai, kanë rrënjosur poste në politikë, pavarësisht se mund të jenë groposur në SPAK...

Ndër të tjera, soji i humoristëve po synon t'u marrë zemrën qytetarëve pasi i ka bërë të qeshin pas ekraneve duke tentuar edhe Bashkinë Tiranë... themi tentuar... pasi disfata është e pashmangshme...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit