Mashtrim i rindërtimit/ Sako u jep çelësat e banesave të papërfunduara familjeve të tërmetit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.10.2025, 11:56

Banorët e një pallati në lagjen 12, pranë ish fabrikës së bukës në Durrës, denoncojnë se pas më shumë se pesë vitesh pritjeje, bashkia me kryetare Emirjana Sakon u ka dorëzuar çelësat e apartamenteve të tyre të rindërtuara, por banesat janë ende në gjendje të papërfunduar.

Sipas tyre, ndërtesa ka mbetur pa dritare, pa dyer, me banjo të papërfunduara dhe pa lidhje të energjisë elektrike apo ujit. Banorët shprehen se ndihen të mashtruar, pasi autoritetet u kishin premtuar rikonstruksion të plotë, ndërsa tani janë pa mundësi për të jetuar në banesat e tyre.

Sipas dëshmive të tyre, kompanitë ndërtuese dhe bashkia justifikohen se nuk ka më fonde për vijimin e punimeve, ndërkohë që banorët po përballen edhe me fatura të papaguara e kamatëvonesash për kontratat e papërfunduara të energjisë dhe ujit.

Rasti ka ngjallur dyshime për shpërdorim fondesh publike në procesin e rindërtimit, i cili ishte parashikuar të garantonte rikthimin e sigurt të qytetarëve në banesat e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

Mesazhi denoncues i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, do ju denoncoja një rast për pallatin që mu dëmtua nga tërmeti dhe më shumë se 5 vite ata e morën për ta bërë dhe thonë se e përfunduan. Po na kanë lënë në rrugë të Zotit. Ju lutem, vetëm ju i jepni zgjidhje. Pallati ndodhet te lagjja 12, ish fabrika e bukës në Durrës. Më mirë të mos kishte ndërhyrë bashkia fare, t’i kishim rregulluar vetë. Na ka lënë 2 banjot pa bërë, dritaret pa vënë, dyert pa vënë. E kanë mbushur vendin brenda kot. Na premtuan që do i bënin të gjitha pasi na thanë që do i mbaronin ashtu siç i kishim – pllakat, ËC-të, instalimet e banjos. Madje as dhe korrentin s’e kishin mbyllur kontratën bashkë me ujin dhe ka vajtur kamata diku 2 milion të dyja në kombinim. Kjo është gjendja e pallatit të rindërtuar. Na kanë dhënë çelësat dhe kanë thënë që s’kanë me çfarë bëjnë pasi bashkia s’ka fonde. Dhe jam shumë i irrituar me këtë gjendje që e pashë shtëpinë. Ju lutem, se vetëm ju e zgjidhni hallin sot e jo këta. Merreni pak seriozisht, ju lutem, si rast, sepse jam në hall, jo unë por të gjithë banorët. Nuk kanë vënë as dritaret, minimalja. Dhe vijnë duke na dorëzuar çelësat dhe na thonë: “Urdhëro, shtëpia është gati!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit