Arrestohen në Angli dy shqiptarë të kërkuar nga Interpoli për kultivim kanabisi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.10.2025, 11:25

Dy shtetas shqiptarë, Eduart Elezi, 28 vjeç, dhe Xhuljano Hoxha, 30 vjeç, janë arrestuar në Angli pas një operacioni të përbashkët mes autoriteteve britanike dhe Interpolit. Të dy të rinjtë ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare për veprën penale të kultivimit të kanabisit dhe ndodheshin në arrati prej disa kohësh.

Arrestimi i tyre u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave ligjzbatuese të të dy vendeve, me qëllim frenimin e veprimtarive kriminale jashtë kufijve të Shqipërisë.

Sipas burimeve zyrtare, seanca e ardhshme e ekstradimit për Eduart Elezin është caktuar më 16 shkurt 2026, ndërsa për Xhuljano Hoxhën, gjykata e Manchesterit do të vendosë masën e dënimit më 20 nëntor 2025. Autoritetet shqiptare pritet të ndjekin nga afër zhvillimet e procesit për të mundësuar rikthimin e tyre në vend dhe përballjen me drejtësinë shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit