Bie numri i përfituesve të ndihmave sociale, Mitrovica mbetet komuna me numrin më të madh të rasteve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.10.2025, 17:58

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale ka shënuar një rënie të lehtë gjatë muajit shtator 2025, krahasuar me muajt paraprak të këtij vitit.

Në muajin shtator, gjithsej 16,474 familje me 63 mijë e 689 anëtarë kanë përfituar nga kjo skemë, krahasuar me 16,538 në gusht dhe 16,566 në korrik. Kjo tregon një tendencë të vazhdueshme të uljes së përfituesve për tre muajt e fundit.

Komuna me numrin më të lartë të përfituesve të ndihmave sociale mbetet Mitrovica me 1,621 familje, pasuar nga Vushtrria me 1,012 familje dhe Gjakova me 916 familje përfitues të ndihmave sociale.

Ndërsa komuna me më së paku përfitues është Mamusha, me vetëm 15 familje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit