Një qytetare ka denoncuar një rast shqetësues që lidhet me cilësinë e produkteve ushqimore në treg.
Ajo ka treguar se pas blerjes së një ëmbëlsire në formë torte ka vënë re se ajo ishte i mykur. Fillimisht, sipas saj, myku nuk dallohej lehtë, por pas hapjes ka konstatuar myk në disa pjesë të saj.
Ajo e ka hedhur tortën menjëherë në plehra dhe u kërkon konsumatorëve të tjerë që të jenë më të kujdesshëm pasi raste të tilla tregojnë mungesë kontrolli dhe mbikëqyrjeje nga autoritetet përkatëse.
Ajo kërkon rritjen e kontrolleve në tregje dhe supermarkete, në mënyrë që produkte të pasigurta të mos arrijnë në duart e konsumatorëve.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje bleva ket produkt edhe me rezultoi i mykur ndosha nuk dallohet lehte por kishte edhe pjesen tjeter te mykur po e hodha desha ta informoj publikun per ket produkt te mos ta blejne
