Një qytetare e shqetësuar nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, sipas saj, po kthehet në problem të përditshëm për banorët e zonës së Yzberishtit.
Ajo tregon se fëmijë të moshave nga 6 deri në 12 vjeç kanë blerë kapsolla dhe prej një jave nuk pushojnë, duke krijuar zhurmë të vazhdueshme dhe duke rrezikuar kalimtarët.
Sipas saj, situata është bërë shqetësuese jo vetëm për shkak të zhurmave, por edhe sepse disa prej tyre i hedhin kapsollat drejt njerëzve që kalojnë pranë.
Mesazhi i qytetares:
“Përshëndetje JOQ, në Yzberisht fëmijë të moshave 6 deri në 12-vjeç kanë blerë kapsolla dhe kanë 1 javë që nuk pushojnë. Situata është bërë shqetësuese jo vetëm për shkak të zhurmave por edhe sepse jua hedhin kalimtarëve. Faleminderit!”
Kujtojmë këtu që përdorimi dhe shitja e kapsollave është rreptësisht e ndaluar me ligj në Shqipëri, çka ngre pikëpyetje serioze se si arrijnë fëmijët t’i sigurojnë këto materiale shpërthyese që rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të qytetarëve.