Gazetari Sigfrido Ranucci: “Na kërcënoi një avokat i lidhur me kartelin e Sinaloas dhe me shqiptarë”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.10.2025, 00:07

Gazetari i njohur italian Sigfrido Ranucci, ka folur për herë të parë për mediat shqiptare pas atentatit të bërë pak ditë më parë. Ranucci ka zbuluar detaje tronditëse për kërcënimet që ka marrë pas hetimeve të tij mbi qendrat e emigrantëve në Gjadër, një temë që duket se ka prekur interesa të mëdha dhe të errëta.

“Ne kemi marrë një kërcënim nga një avokat ndërkombëtar, që ka qenë pjesë e kartelit të Sinaloas dhe kishte lidhje me shqiptarë në këtë çështje. Ia kam dërguar gjykatësve,” – tha Ranuccitha në një intervistë për mediat në Shqipëri.

Deklarata e tij ka ngritur shumë pikëpyetje mbi interesat që fshihen pas skandalit të Gjadrit dhe lidhjet e errëta mes strukturave të krimit ndërkombëtar dhe emrave shqiptarë.

Sipas mediave italiane, autoritetet kanë nisur hetimet për kërcënimet ndaj gazetarit, ndërsa Ranucci ndodhet aktualisht nën mbrojtje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit