Rusia nis testimin e raketave bërthamore pas dështimit të takimit Trump-Putin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.10.2025, 22:19

Rusia ka zhvilluar testime të reja bërthamore në tokë, det dhe ajër, vetëm një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk dëshironte një “takim të kotë” me Vladimir Putinin.

Sipas Kremlinit, testimet përfshinë lëshimin e një rakete ndërkontinentale “Yars” nga toka dhe raketa lundruese me kapacitet bërthamor nga bombardues strategjikë. Stërvitjet, që mbikëqyren personalisht nga Putin, synonin të verifikonin gatishmërinë e forcave bërthamore dhe zinxhirin komandues.

Takimi mes dy liderëve ishte planifikuar të mbahej në Budapest, por planet dështuan pasi Moska refuzoi thirrjet për armëpushim të menjëhershëm. Trump tha se “nuk do të humbasë kohën me një takim që nuk sjell rezultat”.

Kremlini konfirmoi se për momentin negociatat mes dy vendeve janë në ngërç, ndërsa tensionet mes Rusisë, NATO-s dhe Europës Perëndimore po rriten ndjeshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit