Reagimi i gjyshes kur takon mbesën pas 4 vitesh në kurbet

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.10.2025, 20:35

Një video që po qarkullon së fundmi ka prekur shumë njerëz në Shqipëri. Ajo tregon momentin kur një vajzë kthehet nga Greqia në vendlindjen e saj, në Peshkopi, pas katër vitesh mungesë.

Në pamje shihet gjyshja që mbetet pa fjalë dhe shpërthen në lot sapo sheh mbesën në derë. Përqafimi i tyre i ngrohtë ka emocionuar mijëra ndjekës, duke u bërë simbol i dashurisë dhe mallit që ndan emigracioni me familjet shqiptare.

Videoja është shpërndarë me komente të shumta nga përdorues që e kanë quajtur “një kujtesë e bukur e lidhjeve familjare që nuk i zbeh koha”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit