Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.10.2025, 20:55

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kanadanë, ku një 29-vjeçare me origjinë shqiptare, e identifikuar si Savannah Kulla, është qëlluar për vdekje nga ish-partneri i saj.

Vrasja ndodhi të martën pasdite në një parking në zonën Airport Road dhe Queen Street në qytetin Brampton. Sipas mediave vendase, autori Anthony Deschepper, 38 vjeç, pasi e qëlloi për vdekje të renë, rrëmbeu vajzën e tyre njëvjeçare, për të cilën autoritetet kanadeze shpallën një 'Amber Alert', sistem urgjent njoftimi që përdoret për rastet e rrëmbimit të fëmijëve.

Foshnja u gjet më pas e sigurt, pasi ai e kishte lënë pranë të afërmve në rajonin e Niagara-s. Vetë Deschepper u vra nga policia të mërkurën në mëngjes, gjatë përpjekjes për ta arrestuar, ndërsa një grua që ndodhej në makinë me të u ndalua dhe po përballet me akuza.

Nëna e viktimës ka rrëfyer për mediat kanadeze se vajza e saj kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies për shkak të sjelljes obsesive të ish-partnerit. “Ishte i çmendur pas saj, deri në pikën e fiksimit. Ajo më thoshte shpesh se duhej të largohej prej tij,” – ka treguar e ëma me lot në sy.

Savannah Kulla ishte nënë e katër fëmijëve, tre djemve dhe një vogëlusheje 1-vjeçare, dhe njihej si një grua punëtore dhe shumë e përkushtuar ndaj familjes.

Autoritetet kanadeze e kanë cilësuar rastin si një vrasje të ndodhur për shkak të dhunës në familje, ndërsa lajmi ka tronditur komunitetin shqiptar në Kanada.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit